Ferid Veseli do ta kryejë detyrën e trajnerit kondicional te FC Shkupi, skuadër kjo që së fundmi në postin e kryetrajnerit, ashtu edhe siç “infosport.mk”, informoi në mënyrë ekskluzive, emëroi Erkan Murselin.
Veseli është emër i njohur për klubin nga Çairi, pasi prej vitesh ka qenë pjesë e ekipit duke marrë përgjegjësi edhe në periudhat më të vështira. Ai ka dhënë vazhdimisht kontributin e tij në përgatitjen fizike të futbollistëve, ndërsa po këtë rol do ta luaj sërish te FC Shkupi.
Ndryshe, Ferid Veseli është i licencuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit në këtë drejtim, çka konfirmon nivelin dhe seriozitetin e punës së tij.
Angazhimi i Ferid Veselit në stafin e Erkan Murselit shihet si përpjekje e kthimit të besimit dhe stabilitetit brenda ekipit të FC Shkupit, që dje edhe zyrtarisht nisi përgatitjet për stinorin pranveror.

