EKSKLUZIVE, Bashkimi pas portugezit Ribeiro, transferon edhe kamerunasin Tenlep

Portugezi Luís Ribeiro në pranverë do të luaj me fanellën e Bashkimit. Një gjë të tillë “infOSport.mk” ju njoftojë pak më herët në mënyrë ekskluzive, ndërsa tashmë edhe një tjetër ekskluzive vjen përmes nesh, e që ka të bëjë sërish me Bashkimin.

Informacione të besueshme me portalin tonë, thonë se drejtuesit e skuadrës kumanovare kanë arritur marrëveshje me ish mesfushorin defanziv të Voska Sport, Gabriel Yapy Tenlep.

I njëjti tashmë ka provuar veten të luaj në elitën e futbollit vendor, ashtu që nuk duhet ta ketë problem adaptimin, sidomos te një skuadër me traditë dhe shikueshmëri të madhe, siç është Bashkimi.

22-vjeçari nga Kameruni spikati me paraqitjet e tij solide dhe disiplinën taktike në mesfushë me skuadrën e Voska Sport për gjatë sezonit 2024/25, duke rritur madje edhe vlerën e tij në tregun e futbollit europian.

Mirëpo duke pasur parasysh gjërat që ndodhën me Voska Sport, skuadër kjo që në fund u tërhoq para kohe nga garat e Ligës së Parë, Tenlep duheshe të largohet nga rradhët e skuadrës shqiptare nga Ohri.

Nuk vonoi shumë dhe ai me 24 qershor të vitit 2025 u prezantua me fanellën e KF Arsimit, mirëpo pavarësisht këtij fakti, ai nuk mundi të luaj me skuadrën nga Çegrani, për shkak të dokumentacionit jo të kompletuar.

Kështu ai nuk luajti fare me fanellën “verdhezi”, por që në pranverë do të luaj me fanellën “zigjelbër” të Bashkimit. Drejtuesit e skuadrës kumanovare kanë rregulluar dokumentacionin e duhur të kamerunasit, i cili së shpejti pritet të prezantohet me fanellën e Bashkimit para opinionit sportiv dhe mbi të gjitha para tifozëve të tyre të flaktë, “Ilirët”.

Gabriel Yapy Tenlep para se të transferohej në futbollin tonë vendor, kishte qenë pjesë e kampionatit elitar në Gana, duke luajtur për ekipin e Bechem United.

Bashkimi për 22-vjeçarin do të jetë klubi i tij i tretë në karrierë dhe ndoshta i vërteti, për ti treguar aftësitë e tij futbollistike. (infOSport.mk)

Leave a Reply