Seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të femrave deri në 19-vjeç, Kiril Izov, ka bërë publike listën e futbollisteve që do të jenë në konkurrencë për eliminatoret e Evroppianit të ardhshëm që do të zhvillohet në Serbi.
Përzgjedhësi i kësaj gjenerate ka ftuar 20 futbolliste, ndërsa në këtë listë ndodhen këto emra:
Portiere:
Evgenij Veljanovska (Alaves – Spanjë)
Ilina Kirovska (KFF Istatov 2015)
Mbrojtja:
Ema Nanovska (KFF Istatov 2015)
Kanita Emini (KFF Istatov 2015)
Aleksandra Ristevska (KFF Pelister PRO)
Arba Merko (KFF ASS Junajted)
Besarta Fida (KFF Skopje 2014)
Mila Paneva (KFF Skopje 2014)
Melani Cvetkoviq (Cyrih – Zvicër)
Mesfusha:
Vanja Ristiq (KFF Reçica)
Ana Marija Cvetkovska (ëFC Langhus – Norvegji)
Teoba Galabovska (KFF Tiverija Brera)
Eva Veliçkovska (KFF Vardar 2023)
Mihaela Markovska (KFF Pelister PRO)
Andrea Kolovska (KFF Istatov 2015)
Sulmi:
Kalina Popeski (KFF Ljuboten)
Nastasija Nakova (KFF Vardar 2023)
Jovana Karalioska (KFF Skopje 2014)
Rozita Peceva (KFF Tiverija Brera)
Grumbullimi i futbollisteve të përfaqësueses U19 të Maqedonisë do të ndodh me 23 nëntor në Shkup, ndërsa pas dy stërvitjeve që do ti zhvillojnë në Qendrën Sportive “Petar Milloshevski”, ata do të nisen për në Serbi (Stara Pazova), aty ku do ti zhvillojnë që të trija ndeshjet.
Ndeshjen e parë vashat e Maqedonisë U19 do ta zhvillojnë kundër Malit të Zi me datë 26 nëntor me fillim në ora 14:00. Tre ditë më vonë me fillim në ora 11:00 do të luajnë kundër Azerbejxhanit, derisa me 2 dhjetor me fillim në ora 14:00 do të përballen me nikoqiret e Serbisë.

