Shkëndija e Haraçinës po bëhet me stadium të ri!

Në praninë e Kryetarit të Komunës, Ridvan Ibraimi dhe drejtuesve më të lartë të Shkëndijës së Haraçinës, sot nisën punimet për një fushë futbolli, në të cilën futbollistët “kuqezi” nga Haraçina do ti zhvillojnë stërvitjet, njofton “infOSport.mk”.

Shpresojmë të jetë ky hapi i parë, drejt realizimit të ëndërrës së madhe, që Shkëndija e Haraçinës së shpejti të bëhet edhe me stadium  brenda komunës së saj, ku do të mund ti zhvillonte edhe ndeshjet kampionale.

Kujtojmë, Shkëndija e Haraçinës sezonin e ri garues 2025/26 do të garojë në Ligën e Dytë, ndërsa si stadium nikoqir ku do ti mirëpresin kundërshtarët, kanë paraqitur stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit. (infOSport.mk)

Leave a Reply