EKSKLUZIVE, Talenti i Shkëndijës Gerti Arifi vazhdon karrierën në Kosovë

Gerti Arifi, një fëmijë i Shkëndijës, që ka kaluar të gjitha moshat, duke arritur deri te ajo U18, ku edhe mbante shiritin e kapitenit, ka vendosur që të provoj veten tek seniorët.

I njëjti, përvojën e parë e kishte marrë duke u stërvitur me ekipin e parë të Shkëndijës, mirëpo pa mundur që të debutoj edhe në një ndeshje zyrtare, ndërsa i njëjti një gjë të tillë pret të bëjë tashmë në futbollin e Kosovës.

Siç mëson ekskluzivisht infosport.mk, Arifi do të firmos kontratë me skuadrën e njohur nga Drenasi, Feronikelin, skuadër kjo që edicionin e ri do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Arifi luan si sulmues krahu, ndërsa falë talentit të treguar me grupmoshat e reja të Shkëndijës, duke qenë ndër golashënuesit dhe njëherit asistuesit më të mirë, kanë bërë që drejtuesit e Feronikelit ti ofrojnë kontratë tre vjeçare, duke besuar shumë në performancat e këtij 17-vjeçari, që ka rastin e mirë për të treguar se sa vlen, këtë herë edhe në futbollin e Kosovës, që po ecën para, edhe atë  me një dinamikë shumë të shpejtë. (infOSport.mk)

Leave a Reply