Një 19-vjeçar i siguroi fitoren SHBA-së ndaj Meksikës (VIDEO)

Goli i 19-vjeçarit, Tejlor Adams gjatë pjesës së dytë siguroi fitoren minimale të SHBA-ve ndaj Meksikës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në tokën amerikane. Për futbollistin e Nju Jork Red Bulls ishte kjo ndeshja e dytë dhe goli i parë me fanellën e Kombëtares amerikane.

Kjo fitore kontribuoi për përmirësimin e atmosferës në taborin e amerikanëve, e cila nuk ishte edhe aq e këndshme pas asaj disfate ndaj Brazilit, ku skuadra e tyre bëri një lojë shumë të dobët.

Në anën tjetër kombëtarja e Meksikës regjistroi edhe disfatën e tretë me rradhë, pasi edhe javën e kaluar u mundën bindshëm 1:4 nga Uruguai.

Leave a Reply