HULUMTIM: Futbolli është sporti numër 1 në Maqedoni, FFM vlerësohet për punën e suksesshme

Futbolli është sporti numër 1 në Maqedoni. Qëndrimi dhe përceptimi i punës së Federatës së Futbollit të Maqedonisë është jashtëzakonisht pozitiv, përderisa niveli i interesimit për ndeshjet e ekipeve përfaqësuese po rritet vazhdimisht.

Këto janë vetëm një pjesë e rezultateve nga hulumtimi shkencor mbi futbollin e Maqedonisë. Hulumtimi është kryer edhe nga Kantar Media, kompani udhëheqëse ndërkombëtare e specializuar për hulumtime, njohuri dhe të dhëna, në emër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë me mbështetje nga UEFA.

Futbolli është sporti numër 1 në Maqedoni (58%)

– Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë u kualifikua në EURO 2020 dhe një nga momentet më të mëdha në historinë e futbollit tonë jep mundësi për të rritur interesimi.

– Popullsia më e rë nga 18 – 24 vjeç kanë intere më të madh për futboll dhe është thelbësore për rritjen e interest për futbollin në Maqedoni përmes zhvillimit të strategjive të fokusuara tek të rinjët.

Reputacioni dhe komunikimi në FFM (71% mendojnë se FFM ka pasqyrë pozitive – rritje nga 50% në krahasim me vitin 2016)

– Roli i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në përmirësimin e pamjes së futbollit të Maqedonisë (nga infrastruktura deri te rezultatet e ekipeve përfaqësuese) ka sjell një përceptim ndjeshëm më të mirë për FFM-në.

– Në periudhën në vijim, FFM duhet të përqendrohet në fushata të cilat tregojnë iniciativa konkrete për arritjen e qëllimeve të paracaktuara në lidhje me trajnimin e trajnerëve dhe arbitrave me cilësi të lartë dhe zhvillim të programeve për të rinj.

– FFM duhet të zhvillojë një strategji për komunikim për të rritur ndërgjegjësimin për organizimet e aktiviteteve.

Pjesëmarrja në futboll

– Pjesëmarrja në futboll po rritet ndjeshëm. Futbolli në Maqedoni është sporti më i popullarizuar për shkak të numrit të fëmijëve që fillojnë të stërviten dhe të luajnë futboll (27%).

– Pjesëmarrja e fëmijëve që fillojnë të luajnë futboll është e fortë. FFM duhet të vazhdojë të investojë në “Ligën e Fëmijëve” dhe në projektet për zhvillim të “Futbollit në Shkollë”. Në këtë drejtim, rritet numri i nxënësve në futboll dhe numri i regjistruar i futbollistëve në klube.

Futbolli vendor

– Liga e Parë e Maqedonisë: Interesimi për kampionatin vendor është rritur për 6%. Interesim më të madh kanë grupmoshtat 18-24 dhe 25-34 vjeç.

– Interesimi i lartë i popullsisë nga 18-24 vjeç për përfaqësuesen më të mirë të Maqedonisë, duhet të jetë një shtysë shtesë për rritjen e interesimit për kampionatin e Maqedonisë e cila duhet të jetë vendi ku gjenerata e ardhshme e reprezentuesve të Maqedonisë do ta fillojnë karrierën e tyre.

Futbollit ndërkombëtarë (nga viti 2016 interesimi është rritur nga 43 në 50%)

– Interesimi për ekipet përfaqësuese të Maqedonisë është rritur me fushatën për EURO 2020. Fushata promovuese duhet të jetë e fokusuar në sukses dhe krenari.

– Me përfundimin e Kampionatit Europian, FFM duhet të përqëndrohet në iniciativa dhe mbështetje për përfaqësueset e reja për tu ju dhënë rast kualifikimi në turnetë madhor në të ardhmen.

– Fushat specifike të fokusit duhet të jenë trajnimi i trajnerëve dhe arbitrave me cilësi të lartë, përmirësimi i infrastrukturës së futbollit dhe zhvillimi i kategorive të të rinjëve.

– Është shumë e rëndësishme të rritet interesimi për përfaqësueset e reja, duke u treguar rrugën e futbollistëve nga reprezentuesit e Maqedonisë të cilët ishin pjesë e përfaqësueseve të reja dhe arritën deri në pjesëmarrje në UEFA EURO 2020.

Federata e Futbollit të Maqedonisë si lider në mesin organizatave sportive në Maqedoni rregullisht kryen sondazhet të opinion publik për futbollin dhe sportin në përgjithësi. Për nevojat e sondazhit të fundit të kryer në vitin 2020, janë marrë të dhëna nga sondazhi i kryer në vitin 2016 në mënyrë që të bëhet një krahasim me ndryshimet në perceptimin dhe arritjet e federatës.

Leave a Reply