Për të mbledhur tifoz, klubi në Las Vegas shpërndan para me helikopter në fushë (VIDEO)

Klubet e futbollit nëpër botë shpikin mënyra të ndryshme për të afruar tifozët dhe për të siguruar që të ndjekin skuadrën vazhdimisht. Pro ajo që ka bërë klubi i Las Vegas Lajts, kalon çdo lloj strategjie që keni parë deri tani.

Bret Lashbruk, presidenti i klubit të kategorisë së dytë amerikane, ka shpërndarë dollarë për 200 tifozë të zgjedhur nëpërmjet një lotarie të zhvilluar para fillimit të ndeshjes së skuadrës së tij… me helikopter.

Tifozët ishin vendosur në fushën e lojës dhe Lashbruk ka hedhur 5 mijë dollarë në fushë, duke ua falur tifozëve të cilët ishin të lirë edhe të ziheshin me njëri-tjetrin për të rrëmbyer paratë nga toka. Një situatë absurde, por që ka shërbyer për t’i bërë reklamë skuadrës, pasi pamjet kanë bërë xhiron e botës.

Për të zgjatur sa më shumë “argëtimin”, Lashbruk kishte ndarë 3 mijë kartëmonedha 1-dollarëshe, ndërsa pjesa tjetër ishte e ndarë në kartëmonedha me 5, 10 dhe 100 dollarë, për të cilat bëhej kërkimi më i ethshëm. Kot nuk thonë që në SHBA futbolli është diçka krejtësisht tjetër… (vipsport.al)

Leave a Reply