KF Shkëndija ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin final të Ligës së Kampionëve

KF Shkëndija e Tetovës ka mësuar emrin e kundërshtarit për në raundin final të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Në rast se “kuqezinjtë” nga Tetova eliminojnë Qarabagun nga Azerbejxhani, atëherë në raundin final, në fazën “play-off” për një vend në ligën më prestigjioze europiane në nivel klubesh, do të përballeshin me fituesin nga përballja Ludogorets/Ferencvarosh.

Ndeshjen e parë, Shkëndija do ta zhvillojë në transfertë me datë 19/20 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më vonë në Shkup. (infOSport.mk)

Leave a Reply