KF Tirana angazhon sulmuesin spanjoll nga Barcelona, Victor Fernandez. Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçari, që luan në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa te skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, vjen nga kampionati qipriot, njofton “infOSport.mk”.
Ai pjesë e futbollit qipriot ishte për dy vite e gjysmë, duke mbrojtur ngjyrat e Nea Salamis dhe EN Paralimniou, ndërsa paraprakisht kishte provuar veten edhe në Greqi, me skuadrën e Volos NPS.
Karrierën e tij, e kishte nisur në vendlindje, ndërsa shkurtin e vitit 2017-të, si një talent shumë premtues, ai i ishte bashkuar skuadrës U23 të Njukasëll Junajted.
Pjesë e skuadrës së njohur angleze ishte për tre vite e gjysmë, mirëpo duke mos arritur dot të depërtojë në skuadrën e parë.
Viti 2020 e gjeti atë në Rumani, duke provuar veten shkurt me skuadrat, si FC Viitorul dhe Botosani, ndërsa fillimin e vitit 2021 u rikthye në vendlindje, për të veshur sërish fanellën e skuadrës së fëmijërisë së tij, UE Cornellà.
Fernandez, tashmë për herë të parë do të provojë veten në kampionatin elitarë shqiptarë, duke veshur fanellën e Tiranës, që në sezonin e ri do të futet me forca krejtësisht të reja dhe me trajner të ri, pas largimit të Bledi Shkëmbit, që morri drejtimin e Struga Trim Lum në kampionatin tonë vendor. (infOSport.mk)
