Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Levandovski, pavarësisht moshës (37-vjeç) vazhdon të tregojë instinkt të shkëlqyer për të shënuar gola brenda zonës.
Megjithatë, aftësitë e tij jashtë zonës janë zvogëluar dhe Barcelona ka vendosur që të mos mbështetet tek ai edhe për sezonet e ardhshme.
Sipas mediave turke, Fenerbahçe i ka ofruar Levandovskit një kontratë njëvjeçare e gjysmë, por sulmuesi po kërkon një marrëveshje për të paktën dy vite e gjysmë.
Barcelona duhet të vendosë nëse do t’i ofrojë një rinovim me qëllim transferimin në Arabinë Saudite ose Turqi, ose ta lejojë të largohet falas dhe të heqë pagën e lartë njëherë e përgjithmonë.
Vlen të theksohet gjithashtu se Levandovski shihet si opsion edhe për sulmin e Milanit.
