Dueli në mes boksierit shqiptarë Erzen Rrustemit dhe latino – amerikanit Emiliano Ramirez i paraparë të zhvillohet me 8 dhjetor është shtyrë dhe me shumë gjasa do të zhvillohet me 26 janar të vitit 2019-të.
Lajmin e ka bërë ditur boksieri me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka treguar edhe shkaqet për shtyrjen e këtij dueli. “Me keq ardhje ju njoftoj se shkaku i disa momarrëveshjeve, meçi i paraparë për 8 dhjetor 2018-të në Zagreb të Kroacisë, me boksierin Viktor Ramirez, ku unë do duhet të mbroja titullin VBF dhe GBU shtyhet deri kah fundi i janarit 2019-të, sipas të gjitha gjasave me 26 janar 2019. Kështu ishin të detyruar të pajtohen stafi im dhe stafi i kundështarit tim, andaj të keni durim edhe një muaj e sa, sepse meçi gjithsesi do të ndodh. Pas pakënaqësive të stafit të Ramirezit rreth ndryshimit të datës, u detyruam që të shtuhet për pak kohë ky meç”, ka shkruar Rrustemi në profilin e tij në fejbuk.
Për boksierin shqiptar ky do të jetë meçi i 14-të në karrierën e tij si profesionist, ndërsa në 13-të përballjet e kaluara ka po aq fitore, 11-të prej prej të cilave i ka të fituara me “nok-aut”.