Shqetësime për Klop, mbrojtësi i Liverpulit 6 javë jasht fushave

Joe Gomez ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë ndeshjes me Burnley-n dhe do të qëndrojë gjashtë javë jashtë skuadrës së Liverpool.

Qendërmbrojtësi i të Kuqve ka pësuar një goditje të rëndë nga Ben Mee i Burnley-t në Turf Moor, çka ka provokuar edhe një debat të ashpër mes trajnerit të tij Jurgen Klopp dhe homologut Sean Dyche.

Ai ka shkuar për skanime paraditen e së enjtes duke u mbajtur në paterica dhe rezultatet kanë qenë jo të mira.

Ai ka pësuar një frakturë në këmbë dhe do të qëndrojë gjashtë javë larg fushave.

Kjo do të jetë një goditje e rëndë për Liverpool teksa kalendari për muajin dhjetor do të jetë shumë i ngjeshur, pa harruar sfidën kyçe ndaj Napolit në Champions League.

Leave a Reply