Shorti i Botërorit, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët në rast kualifikimi

Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u hodh shorti i Botërorit, ku u përcaktuan edhe të gjitha grupet, gjithsej 12-të, të ndara me nga 4 skuadra, njofton “infOSport.mk”

Në rast se Maqedonia përmes ndeshjeve të “play-off” siguron një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të mbahet në tre shtete, si SHBA, Kanada dhe Meksikë, atëherë “verdhekuqtë” do të jenë pjesë e grupit “A”, së bashku edhe me Meksikën, Afrikën e Jugut dhe Korenë e Jugut.

Megjithatë, paraprakisht Maqedonia do të duhet që në ndeshjen e parë, atë gjysmëfinale të ndeshjeve të balotazhit të eliminojë Danimarkën, e më pas edhe fituesin nga dueli midis Republikës së Irlandës dhe Çekisë.

Kombëtarja SHQIPTARE, gjithnjë nëse i’a del të kaloj me sukses dy ndeshjet e “play-off”, atëherë në Botërorin e vitit 2026 do të luante në grupin “F”, së bashku edhe me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Ndërkohë, nëse përfaqësuesja futbollistike e Kosovës, i’a del të fitoj dy ndeshjet e “play-off”, atëherë në Botërorin e vitit 2026, do të bënte pjesë në grupin “D”, ku tashmë edhe zyrtarisht janë shortuar, SHBA, Paraguaji dhe Australia.

Më poshtë mund të njiheni me të gjitha grupet në kuadër të Botërorit të vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet nga data 11 qershor, deri më 19 korrik 2026.

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana

Leave a Reply