Shkëndija e Haraçinës vazhdon të jetë në qendër të merkatos. Pas transferimeve të futbollistëve, si: Vlladimir Zhoglev, Mahir Hajrullahu, Shuhejb Rushiti, Zani Nazifi dhe portierit Antonio Stolevski, drejtuesit e skuadrës nga Haraçina kanë njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me plotë 13 futbollistë, përcjellë “infOSport.mk”.
Kështu pjesë e “kuqezinjëve” nga Haraçina në stinorin pranveror nuk do të jenë, Bujar Ilazi, Baki Aliu, Erkan Shaip, Burhan Aliu, Almir Cakolli, për të cilët infosport.mk ju kishte njoftuar me kohë, ndërsa gjithashtu pjesë e Shkëndijës së Haraçinës nuk do të jenë edhe Mërgim Dani, Aleksandar Gjorgjieski, Shuajb Aliti, Hristijan Kocev, Alban Shabani, Amar Mustafa, Omer Sulejmani dhe Stefan Kolevski.
Me siguri që drejtuesit “kuqezi” kanë bërë edhe matematikat e tyre pas vendosshmërisë së tyre për të përfunduar bashkëpunimin me gjithë këta futbollistë, ashtu që ditëve në vijim pritet që të njëjtit të njoftojnë edhe për prurjet e reja në skuadër.
Kujtojmë, Shkëndija e Haraçinës stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë me me 35 pikë, vetëm një më pak se kampioni vjeshtorë, GFK Ohrid, ashtu që kjo skuadër shihet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë. (infOSport.mk)
