Kamer Qaka nuk do të luaj me Tiranën, pavarësisht se zëra të ndryshëm e dërgonin atë te skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, shkruan “infOSport.mk”.
Qaka para disa ditëve i dha fund qëndrimit të tij te Shkëndija e Tetovës, aty ku luajti në dy periudha të ndryshme.
Lajmin për mos transferimin e tij te Tirana, e konfirmoi vetë Drejtori Sportiv i skuadrës shqiptare, Omer Bunjaku në emisionin sportiv “Rubrika Sportive” në RTSH.
“Me Kamer Qakën kemi qenë në kontakt shumë muaj më parë, në muajin tetor mos gabofsha. Kam qenë në kontakt edhe me drejtuesit e Shkëndijas që çfarë do bëjmë, por neve në atë pozicion ku luan Qaka, kemi sjellë lojtarë të tjerë dhe pretendojmë të marrim një mesfushor, por me parametra të tjera”, – është shprehur Omer Bunjaku.
Qaka gjatë karrierës së tij, përveç me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut, kishte provuar veten të luaj edhe në Norvegji, Rumani dhe Hungari. (infOSport.mk)
