Besfort Zeneli transferohet te kampionët bel të Royale Union!

Pas shkëlqimit në Suedi me fanellën e Elfsborg, talenti shqiptarë i kombëtares suedeze, Besfort Zeneli, është gati për të pushtuar kampionatin belg, shkruan ‘infOSport.mk’.

Besforti pritet të nënshkruajë me skuadrën e Royale Union Saint-Gilloise, drejtuesit e së cilës skuadër janë të gatshëm të paguajnë shifrën e 4 milion eurove, vetëm për të bërë për vete talentin shqiptarë, ndryshe vëllai më i vogël i Arbër Zenelit, që mbronte ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Marrëveshja thuhet se është arritur tashmë dhe se Besforti shumë shpejtë pritet të ju nënshtrohet testeve mjekësore, që më pas të bëhet edhe prezantimi i tij zyrtarë.

Një lëvizje fantastike kjo për karrierën e Besfortit te një klub që po dominon vitet e fundit në Belgjikë dhe po luan me mjaft sukses edhe në Evropë!

Leave a Reply