Rabotniçki nuk ndalet, transferon edhe togolezin me pasaportë franceze, Çarls Akolatse

Pas prezantimit të sulmuesit Jovan Popzlatanov, Rabotniçki ka prezantuar edhe mesfushorin defanziv,  Çarls Akolatse, i cili skuadrës shkupjane i bashkohet si futbollistë i lirë.

Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FK Riteriai në Lituani, njofton “infOSport.mk”.

Karrierën e kishte nisur në Francë, aty ku kishte migruar me prindërit e tij dhe kishte nisur karrierën e tij profesionale, për gjatë së cilës gjithashtu kishte luajtur edhe në Rumani, Izrael, por edhe në Maqedoni.

Ai në futbollin tonë vendor kishte luajtur gjatë vitit 2019 me fanellën e Sileksit.

Në Ligën e Parë, Çarls Akolatse numëron 9 ndeshje.

Kujtojmë, Rabotniçki gjatë kësaj merkatoje ka prezantuar gjithashtu edhe ish kapitenin e FC Shkupit, Suhel Muharemi, Martin Talakov, Egzon Belicën, Ardit Destanin, Zija Merxhanin dhe Nikolla Pejoviç. (infOSport.mk)

Leave a Reply