Shkupjani 16 vjeçar, Elion Imeri, po stërvitet me ekipin e parë të Kalmar, njofton “infOSport.mk”.
Ai pjesë e skuadrës suedeze është që nga mosha 5-vjeçare, ndërsa shtatorin e vitit që lamë pas, ai nënshkroi edhe kontratë profesionale me klubin ku u rrit.
Kjo bëri që i njëjti në fillim të këtij viti të bashkohet me ekipin e parë, kjo falë talentit dhe punës së palodhshme që kishte bërë me gjeneratat e reja të Kalmar FF, e që nuk kishte mbetur pa u vërejtur edhe nga trajneri Toni Kaskela.
Elion Imeri tashmë ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë, duke qenë titullarë në miqësoren kundër Mjällby AIF. Ai në këtë ndeshje mbante fanellën me numër 10-të, një arsye për të besuar shumë te ky super talent, që pritet të marrë hapësira në sezonin e ri në Suedi, që starton me 4 prill.
Ndeshjen e parë të sezonit të ri, Kalmar do ta zhvillojë kundër Västerås SK.
