Argjentinasi Torres që luante kundër Messit në Amerikë, do të udhëheq sulmin e Vardarit!

Kishte luajtur kundër Lionel Messit në Amerikë, ndërsa në pranverë do të udhëheq sulmin e Vardarit. Fjala është për sulmuesin argjentinas, Joaquin Torres, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës braziliane të Amazonas, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe, në futbollin amerikan, ai kishte luajtur me skuadrat e Philadelphia Union dhe CF Montreal. Në MLS ligën amerikane numëron gjithsej 68 ndeshje, 8 gola dhe 9 asistime.

Një nga golat e tij ishte pikërisht ndaj Inter Miamit, mirëpo të njëjtin e kishte shënuar në kohën kur Messi ende nuk kishte veshur fanellën e skuadrës amerikane. Megjithatë, atë kohë ylli kryesor te Inter Miami ishte argjentinasi tjetër, Gonzalo Higuain.

Pikërisht dy golat e Higuain, kishin zhvlerësuar golin e sulmuesit të ri të Vardarit, Tores, që shënonte për epërsinë e CF Montreal.

Ndeshjen e vetme kundër Messit, argjentinasi i ri i Vardarit, Joaquin Torres, e kishte zhvilluar me 16 gusht të vitit 2023 në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të “League Cupes”.

Në atë ndeshje Joaquin Torres në lojë ishte inkuadruar në minutën e 87-të, ndërsa Montreali i tij kishte pësuar disfatë 4:1.

Natyrisht nuk mungonte goli i Lionel Messit për Inter Miami, por edhe një foto mes yllit argjentinas dhe bashkëkombasit të tij, Torres, që në pranverë pritet të tregoj potencialin e tij në elitën e futbollit vendor.

Ndryshe, Joaquin Torres karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e CA Neëell’s Old Boys, ndërsa përveç në Amerikë dhe Brazil, ai kishte luajtur gjithashtu edhe në Greqi me skuadrën e Volos NPS, si dhe në Kili me skuadrën e CD Universidad Católica. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply