Egnatia godet fuqishëm në merkato, prezanton një portier dhe një sulmues!

Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia, ka bërë dy afrime të rëndësishme në merkato, duke afruar në rradhët e veta një portier dhe një sulmues.

Për portën është afruar gjeorgjiani Levan Tendilashvili, i cili shihet si pasues i Mario Dajsinanit, njëherit edhe portier i kombëtares shqiptare, që pritet të largohet nga skuadra rrogozhinase, pasi klubi ka marrë një ofertë të rëndësishme.

Ndërkohë për repartin e sulmit është afruar Alfonso De Oliveira Rodrigues, i cili vjen nga portugezët e Tondela.

Të dy lojtarët janë prezantuar nga presidenti Agim Demrozi, mirëpo duke mos precizuar detaje rreth kontratave të tyre.

Leave a Reply