Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U15 ka pësuar edhe disfatën e dytë brenda pak ditëve nga Shqipëria U15, që sot doli fituese edhe në Ohër, njofton “infosport.mk”.
Kujtojmë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë, Maqedonia kishte pësuar disfatë 4:1, ndërsa sot në Ohër, të besuarit e trajnerit Gent Mahmuti shënuan fitore me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.
Sërish në mesin e autorëve të golave për ekipin “kuqezi” ishte Albion Qorraj, që në ndeshjen e parë kishte regjistruar “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Burimet e Biljanës” shënoi Santjago Perkola.
Këto dy takime miqësore trajnerëve Stankovski dhe Mahmuti u shërbyen si një mundësi e rëndësishme për të vlerësuar nga afër futbollistët e rinj dhe për t’u ofruar atyre eksperiencë ndërkombëtare në kuadër të procesit të zhvillimit dhe promovimit të talenteve. (infOSport.mk)

