Thomas Strakosha i jashtëzakonshëm, i treti në Europë

Thomas Strakosha duket se ka trashëguar shumë nga aftësitë e babait të tij, Foto Strakosha, i cili gjatë viteve të 90-ta ka qenë edhe kapiten i Kombëtares së Shqipërisë.

Gardiani 25-vjeçar, është pjesë e Lacios, prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një prej portierëve më të mirë të momentit në “Serie A” dhe jo vetëm.

Të enjten, media prestigjioze italiane “Gazzetta Dello Sport”, i ka kushtuar një speciale portierit shqiptar, duke e cilësuar atë si një ndër më të mirët e momentit, për sa i përket përqindjes së pritjeve të gjuajtjeve në portë.

Gardiani shqiptar ka arritur të presë 77.88% të gjuajtjeve në portë, duke u renditur i treti në Europë, për sa i përket kësaj statitstike.

Vendi i parë mbahet nga Alison i Liverpulit, i cili ka arritur të 80.36% të gjuajtjeve drejt portës së tij, ndërkohë që në vend të dytë qëndron portieri serb i Reimsit, Predgard Rajkoviç, që ka neutralizuar, 79.07% të gjuajtjeve.

Në shkrimin e “Gazzetta Dello Sport” flitet edhe për të ardhmen e Strakoshës, i cili është shumë pranë rinovimit me skuadrën “laciale”.

Kontrata e tij aktuale me Lacion skadon në vitin 2022, por së shpejti e njëjta pritet të zgjatet deri në vitin 2025 me një ndryshim në pagë, e cila i kalon 2 milionë euro në sezon.

 

Leave a Reply