Nuk mjaftuan dy golat e Tashovskit, shpresat e Maqedonisë munden nga Rusia

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 pësoi disfatë 2:3 nga ekipi përfaqësues U20 i Rusisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Shkup. Ky ishte takimi i parë për përzgjedhësin e ri Aleksandar Tanevski në krye të kësaj përfaqësuese, nëse dimë se më parë i njëjti kishte drejtuar përfaqësuesen U20.

Maqedonia e nisi më mirë ndeshjen, teksa në çerekun e parë të takimit, krijoi disa raste serioze para portës së mysafirëve përmes treshes, Mehmedi, Maslarov dhe Manojlov. Megjithatë, edhe përkundër këtyre rasteve të krijuara, ishte Rusia që kaloi e para në epërsi në këtë ndeshje, pas një penaltie të ekzekutuar saktë nga Okishor.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Për dallim nga pjesa e parë, kur të përzgjedhurit e Tanevskit ishin skuadër më e mirë dhe tentonin golin kundërshtarë, pjesa e dytë foli në të mirë të Rusisë, që në minutën e 57-të shënoi edhe golin e dytë dhe sërish nga penaltia.

Këtë herë autorë i golëve për ekipin rus, ishte Bober.

Pavarësisht epërsisë prej dy gola të Rusisë, shpresat futbollistike të vendit nuk u demoralizuan, teksa në minutën e 79-të përmes Tashovskit shënuan golin e parë, duke ngushtuar rezultatin në 2:1. Edhe Tashovski shënoi nga penaltia, derisa ishte kjo penaltia e tretë që e tregoi arbitri kryesor.

Mirëpo këtij goli, rusët iu kundërpërgjigjen shumë shpejtë, kjo pasi me anë të Ahmedov kaluan sërish në epërsi prej dy golash, këtë herë 1:3.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave dhe penaltive të akorduara nga arbitri kryesor në këtë ndeshje, pasi në minutën e 90-të, Tashovski shënoi edhe golin e dytë personal, dhe sërish nga pika e bardhë, duke vendosur rezultatin përfundimtarë të takimit, Maqedonia U21 – Rusia U20, 2:3.

Në formacionin e Maqedonisë u dallua edhe portieri Vrgov, i cili me disa ndërhyrje të shkëlqyera e pengoi Rusinë të arrinte një fitore më bindëse në këtë ndeshje, në të cilën trajneri Aleksandar Tanevski, vendosi që ndeshjen ta filloj me këtë formacion:

Vrgov, Radeski, Velkov, Murati, Atanasovski, Shabotiq, Maslarov, Hoxha, Manojlov, Xhangarovski dhe Mehmed.

Gjatë pjesës së dytë në lojë, u inkuadruan edhe Mitrev, Tançev, Dimovski, Trpevski, Arifi, Tashev, Tashovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply