Maqedonia U-19 me fitore dramatike ndaj Maltës mbylli turneun kualifikues

Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë U19, me fitoren 3:2 ndaj Maltës, e përfundoi paraqitjen në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian. Futbollistët e rinj të vendit tonë arritën deri te tre pikët pas një përfundimi dramatik dhe një goli në kohën shtesë.

Maqedonia kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Filip Cvetkovskit dhe për një kohë të gjatë e ruajti avantazhin. Megjithatë, Malta arriti të barazojë në minutën e 76-të përmes Zias Njuell.

Përgjigjja e reprezentuesve tanë erdhi në minutën e 81-të, kur Jakov Stojkovski riktheu epërsinë e Maqedonisë. Drama vazhdoi në fundin e ndeshjes, pasi Denzel Atard në minutën e 89-të shënoi për 2:2.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, Gabriel Taleski në kohën shtesë e tundi rrjetën e Maltës për 3:2 përfundimtare dhe fitoren e merituar të Maqedonisë.

Maqedonia e mbylli turneun kualifikues në vendin e dytë në grupin 5 me 4 pikë të fituara, pas Zvicrës së vendit të parë, e cila fitoi 9 pikë të plota. Në dy ndeshjet e mëparshme, përfaqësuesja e Maqedonisë pësoi humbje minimale nga Zvicra (0:1), ndërsa ndaj Irlandës së Veriut luajti baraz, pa gola (0:0).


MAQEDONIA U19: Pavel Grbevski (P), Alban Roçi (87` Mateo Kesiki), Kristijan Markovski, Filip Cvetkovski, Anes Abdurahmani, Aleksandar Grashevski (87` Ljavdrim Kasami), Gabriel Taleski, Ivan Tanchev (K) (71` Antian Emini), Jovan Mrmaçovski (87`Muhamed Mustafi), Jordan Damevski (62` Lorent Zaku), Jakov Stojkovski;

Trajner: Dimitar Kapinkovski.


 

Leave a Reply