Shpresat e Maqedonisë U19 kanë pësuar edhe disfatën e dytë në një afat të shkurtë kohor përballë moshatarëve të tyre të Bosnje e Hercegovinës, të cilët në ndeshjen e sotme shënuan fitore minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Dobrinko Ilievski për dallim nga ndeshja e parë kur humbën 3:0, sot ishin më të organizuar dhe më të vëmendshëm. Aksionet e tyre ishin më të rrjedhshme, ndërsa edhe njëherë tjetër si dirigjent kryesor në mesfushë u dëshmua, Besnik Ferati i FC Shkupit, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm në rradhët e Fenerbahçes.
Ferati luajti që nga minuta e parë, ndërsa në pjesën e dytë Ilievski u dha besimin edhe tre futbollistëve tjerë shqiptarë, Besir Ramadanit, Altin Sefos dhe Emir Skenderit, transmeton “infOSport.mk”.
Ndryshe sa i përket golit të vetëm të shënuar nga ana e boshnjakëve, ai mban firmën e Kosaniç (20’), ndërsa vlen të theksohet se edhe në këtë përballje te përfaqësuesja boshnjake që nga minuta e parë luajti futbollisti shqiptarë, Rijad Sadiku.
| BOSNJE E HERCEGOVINA-MAQEDONIA 1:0 (1:0) |
| Qendra stërvitore e FFB, Zenicë |
| Arbitër: Semir Sarajkiç (Sarajevë). |
| Asistentë arbitra: Haris Bakoviç (Sarajevë), Mirza Demir (Kakanj). |
| Arbitër i katërt: Sabri Topaloviç (Zenicë). |
| Golashënues: 1:0 Kosaniç (20’). |
| Kartonë të verdhë: Ferati, Naumovski, Kolevski, Grozdanovski (Maqedonia). |
| Bosnje e Hercegovina: Adnan Kanuriç, Milan Miriç, Amar Beganoviç, RIJAD SADIKU, Shevkija Resiç, Edis Smajiç, Nedim Haxhiç, Nikola Kosaniç, Alen Mustafiç, Halid Shabanoviç, Berin Brzoviç. |
| Luajtën edhe: Stefan Kovaç, Imad Rondiç, Sasha Maksimoviç, Nidal Kozhljak, Amir Veliç. |
| Seleksionues: Toni Karaçiç. |
| Maqedonia: David Denkovski, Filip Antovski, Xhejmi Perçeski, Stefan Simonovski, Anes Osmanoski, BESNIK FERATI, Stefan Naumçeski, Bojan Kolevski, Borjan Panovski, Tomçe Grozdanovski, Filip Boshkovski. |
| Luajtën edhe: ALTIN SEFO, Mario Naumovski, Marko Georgievski, EMIR SKENDERI, BESIR RAMADANI, Filip Aleksovski, Kristijan Dodevski. |
| Seleksionues: Dobrinko Ilievski. |
