Krahasimi i tre sezoneve të fundit! Vallë është ky viti i Shkëndijës

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë këtë sezon ka nisur me dominimin e skuadrës së Shkëndijës, që në 13 javët e para ka arkëtuar 31 pikë, duke dalë fitues në 10 ndeshje, një ndeshje e kishte mbyllur me barazim, teksa kishte pësuar dy disfata.

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani krahasuar me sezonin e kaluar ka 7 pikë më shumë, pasi “kuqezinjtë” në  këtë fazë të sezonit 2016/2017 kishin tubuar vetëm 24 pikë, apo 7 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata. Megjithatë vetëm një sezon më parë, 2015/2016 ata pas 13 xhirove të para kishin tubuar plotë 32 pikë, duke regjistruar 10 fitore, dy barazime dhe një disfatë.

Megjithatë edhe përkundër këtyre të dhënave Shkëndija në fund të sezonit nuk arriti që të dalë kampion, njëjtë sikurse edhe një vit më parë kur kishte humbur garën që më herët ndaj rivalit të përbetuar Vardarit.

Megjithatë si duket ky vit është më i mbarë për skuadrën tetovare, kjo edhe për faktin se Vardari ndodhet në një krizë të thellë të rezultateve, ku në 11 xhiro të zhvilluara ka arritur 6 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata.

Skuadra shkupjane për shkak ndeshjeve në Liga Evropa ka dy ndeshje më pak, atë kundër Rrabotniçkit dhe Akademia Pandev, dy ndeshje mjaft të vështira, duke pasur parasysh se edhe “romantikët”, por edhe skuadra surprizë e këtij edicioni nga Strumica ndodhen në formë të mirë dhe po arrijnë rezultate pozitive.

Mbetet të shihet nëse Vardari do të marrë edhe ndonjë pikë nga këto dy ndeshje të mbetura dhe nëse do të ngushtojë diferencën në pikë ndaj Shkëndijës që aktualisht ka 11 pikë më shumë se kampionët në fuqi.

Vallë mjafton kjo diferencë e krijuar e Shkëndijës që më në fund të rikthejnë titullin e kampionit në Tetovë pas plotë 7viteve?

 

                                                                                                     13 xhiro       36 xhiro


Sezoni 2016/2017               Shkëndija 7 fitore, 3 barazime, 3 disfatë     24 pikë        70 pikë

Sezoni 2016/2017               Vardari  9 fitore, 4 barazime, 0 disfata         31 pikë        83 pikë
               
                                                                                                      13 xhiro    36 xhiro


Sezoni 2015/2016               Shkëndija 10 fitore, 2 barazime, 1 disfata      32 pikë      63 pikë

Sezoni 2015/2016               Vardari 10 fitore, 3 barazime, 0 disfata         33 pikë       65 pikë

Leave a Reply