Bonuçi: Pse braktisa Juven? Të themi se përgjigjja nuk është e përshtatshme për veshët e një fëmije

Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonuçi sërish nuk dha një përgjigje konkrete lidhur me transferimin e tij gjatë verës nga rradhët e kampionëve në fuqi të Juventusit te skuadra e Milanit.

Këtë herë ai ishte pyetur nga një djalosh i vogël gjatë kohës së festave të fundvitit të Akademisë së Milanit.

“Të themi se përgjigjja nuk është e përshtatshme për veshët e një fëmije. Kjo pyetje më bën të djersitem më shumë se gjatë 90 minutave në fushë. Le të themi vetëm se disa gjëra ndodhën midis meje dhe Juventusit, gjë që çoi deri në këtë vendim. Pastaj erdhi propozimi i Milanit dhe e kapa me të dyja duart pa menduar shumë. Faleminderit për punën e Marko Fasones dhe Massimiliano Mirabellit, të cilët më sollën këtu. Gjatë jetës është normale që të ketë diskutime. Në fund të fundit, të dy palët vendosëmn të ecnim nëpër shtigje të ndryshme”, – ishte përgjigja e Bonuçit për vogëlushin e Akademisë së skuadrës “kuq e zi”.

Leave a Reply