E fundit, Shaqiri i bashkohet Liverpullit

Xherdan Shaqiri edhe në sezonin e ri futbollistik do të mbetet pjesë e Premierligës, pasi ylli shqiptarë tashmë pritet ti bashkohet skuadrës nënkampione të Europës, Liverpullit, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë ka paralajmëruar trajneri gjerman i skuadrës angleze përmes faqes zyrtare në “facebook”, ku shkruan se Liverpulli ka arritur marrëveshje me Stouk Sitin për një shumë prej 13.75 milion sterlina.

Në të njëjtin postim ai zbulon se gjatë ditës së sotme Shaqiri do ti kalojë testet mjekësore, pas së cilave edhe zyrtarisht do të veshë fanellën e skuadrës nga “Enfilld Roud”.

Shaqiri në këtë mënyrë do të bashkohet me një ndër futbollistët më të mirë në Botë, Mohamed Sallah, ndërsa një gjë të tillë kishte paralajmëruar edhe vetë Jurgen Klop, përmes një foto ku shfaqen që të dy futbollistët dhe ku kishte shkruar, “së shpejti”.

Leave a Reply