Mbrëmjen e kaluar u zhvilluan edhe ndeshjet e fundit nga sezoni i rregullt në NBA ligën profesioniste, me ç’rast u mësan të gjitha çiftet e raundit të parë për ndeshjet e “plej-of” në ttë dyja konferencat, Lindje dhe Perendim.
Nga viti 2016 faktor kryesor rreth përcaktimit të epërsisë së parketit vendas nuk është numri i përgjithshëm i fitoreve dhe disfatave, apo edhe renditja tabelare, por rezultati i ndeshjeve midis skuadrave gjatë sezonit, ndërsa nëse rezultati është i barabartë (p.sh 2-2), atëherë vendos nëse ndonjëra prej skuadrave e ka fituar titullin e divizionit.
Renditja më e mirë në tabelën e klasifikimit do të jetë epërsi për parketin vendas vetëm për finalen e madhe.
Ndeshjet e para në kuadër të “plej-off” në NBA në program janë me datë 15 prill, ndërsa që tani dihet se finalja e madhe do të startojë me 01 qershor.
Ndeshjet e “plej=off” do të zhvillohen deri në katër fitore sipas sistemit (2-2-1-1-1), ndërsa në raundin e dytë të garave do të përballen fituesit e serive 1-8 kundër atyre 4-5, gjegjësisht 2-7 ndaj 3-6.
|
NBA, “Plej-off” Çiftet e raundit të parë |
|
Konferenca e Lindjes |
| (1)Bostoni | – | (8)Çikago |
| (4)Uashingtoni | – | (5)Atalanta |
| (3)Toronto | – | (6)Milluoki |
| (2)Klivlendi | – | (7)Indiana |
| NBA, “Plej-off”
Çiftet e raundit të parë |
| Konferenca e Perendimit |
| (1)Golden Stejt | – | (8)Portlandi |
| (4)LA Klipersi | – | (5)Juta Xhaz |
| (3)Hjustoni | – | (6)Oklahoma |
| (2) San Antonio | – | (7)Memfisi |
|
Renditja tabelare gjatë sezonit të rregullt LINDJA |
| Ekipi | Fitore | Disfata |
| Bostoni | 53 | 29 |
| Klivlendi | 51 | 31 |
| Toronto | 51 | 31 |
| Uashingtoni | 49 | 33 |
| Atalanta | 43 | 39 |
| Milluoki | 42 | 40 |
| Indiana | 42 | 40 |
| Çikago | 41 | 41 |
|
Renditja tabelare gjatë sezonit të rregullt PERENDIM |
| Ekipi | Fitore | Disfata |
| Golden Stejt | 67 | 15 |
| San Antonio | 61 | 21 |
| Hjustoni | 55 | 27 |
| LA Klipersi | 51 | 31 |
| Juta Xhaz | 51 | 31 |
| Oklahoma | 47 | 35 |
| Memfisi | 43 | 39 |
| Portlandi | 41 | 41 |
