Junajtedi vihet pas dyshes së Real Madridit

Mançester Junajtedi  që tani është duke menduar për merkaton e verës. Skuadra angleze ka hedhur sytë nga dyshja e mesfushës së Realit të Madridit, Toni Kros dhe Luka Modriç.

Tekniku i “Djajve të Kuq”, Hoze Murinjo ka kohë që po mendon për të gjetur zëvendësuesin e Mihael Kerrik, por deri tani askush nuk e ka bindur. Përplasjet e vazhdueshme me Pogbanë, duket se e kanë bërë Murinjon të mendojë për 2 mesfushorë.

Gjermani Kros dhe kroati Modriç, janë lojtar kyç te madrilenët, por një ofertë tunduese si ajo për Sançezin nga drejtuesit e skuadrës së njohur angleze, ndoshta mund të bindin ata të Realit të Madridit, numri një i së cilës skuadër Florentino Perez ka paralajmëruar një revolucion për sezonin e ardhshëm në skuadërn e tij.

Leave a Reply