Konte rikthehet në “Serie A”!

Ish-trajneri i Juventusit, Antonio Konte, shumë shpejt mund të rikthehet në “Serie A”. Një gjë të tillë bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat ish seleksionuesin e kombëtares italiane e shohin si trajner të ardhshëm të skuadrës së Romës.

Skuadra nga kryqendra italiane nuk po kalon aspak momente të mira në këtë fillim sezoni në “Serie A”, ndaj thuhet se Euzebio Di Françesko i ka ditët e numëruara në “Olimpiko”.

Sipas të njëjtave burime Di Françesko ka afat edhe dy ndeshje që të bëjë më të mirën, pra në rast të dështimit në mesjavë kundër Frosinones ose në fundjavë në derbin kundër Lacios, shumë lehtë mund të ndodh që ai të shkarkohet nga ana e drejtuesve të Romës, të cilët tashmë kanë në planet e tyre Antonio Konten, që së fundmi udhëhiqte Çelzin, me të cilën skuadër që në sezonin debutues arriti që të shpallet kampion në Angli.

Leave a Reply