Spalletti fiton apelin, do të jetë në bankinë ndaj Fiorentinës

Trajneri i Interit,  Luçiano Spalleti ka fituar apelin ndaj pezullimit, kështu që do të udhëheq skuadrën “zikaltër” në mbrëmjen e sotme ndaj Fiorentinës.

Trajneri “zikaltër” u dënua me vetëm një ndeshje pas festimit të çuditshëm të golit të shënuar të Interit në transfertën ndaj Sampdorias.

Klubi lajmëroi menjëherë pas pezullimit se do të apelonte, dhe ditën e martë është konfirmuar se apeli ka qenë i suksesshëm.

Spalletti do të paguajë një gjobë prej 5,000 euro por do të jetë i lirë të ulet në stolin e ekipit të tij sonte. Interi pas 5 xhirove të para numëron 7 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 9-të, teksa Fiorentina me 10 pikë të tubuara renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply