Sautemptoni i jep fund serisë prej 22 ndeshjeve pa humbje të Arsenalit (VIDEO)

Sautemptoni i ka dhënë fund serisë prej 22 ndeshjeve pa disfatë të Arsenalit në të gjitha garat, pasi sot në ‘Sent Meri Stadium’, mundi ‘topçinjtë’ me rezultatin 3:2 në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në Premierligë.

Një gol i shënuar nga Austin falë gabimit të portierit Leno në minutën e 85-të, i dha fitoren Sautemptonit, skuadër kjo që në anën tjetër i dha fund serisë së zezë prej 12 ndeshjeve pa fitore në Premierligë.


GOLAT NGA NDESHJA SAUTEMPTON-ARSENAL, MUND TI NDIQNI KËTU.


Për herë të fundit Sautemptoni kishte shënuar fitore me 1 shtator, kur si  mysafir kishte mundur Kristal Pallasin, ndërsa ishte kjo fitorja e parë në Premierligë që nga viti 2015-të përballë Arsenalit.

Ndryshe Ins me dy golat e tij (20’, 44’) gjatë pjesës së parë ishte ndër më të merituarit e këtij triumfi të Sautemptonit, ndërsa në anën tjetër një dy golësh për Arsenalin realizoi amreni, Mikhtarian, që në fund doli të jetë i pamjaftueshëm, që skuadra londineze të vazhdojë serinë e ndeshjeve pa disfata.

 

 

Leave a Reply