Marotta është i Interit , zbulohen synimet madhor të ‘ziklatërve’

Beppe Marotta është kthyer në Itali pas vizitës në Kinë, ku ka takuar pronarët e Interit (grupi Suning), ndërsa është mjaftuar me një batutë për ‘Il Giornale’: “Eksperiencë e bukur, grup i madh”.

Ish-administratori i deleguar i Juventusit është gati të firmosë një kontratë me Interin, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro në vit, plus bonuse të rëndësishme. Debutimi i tij zyrtar është parashikuar menjëherë pas transfertës në Torino, më 7 dhjetor.

PLANI PËR TITULL – Sipas ‘Corriere dello Sport’, pronarët e klubit zikaltër i kanë premtuar dorë të lirë në vendimmarrje Marotta-s, duke i lejuar çdo lëvizje në merkato, përfshirë shitjen e ndonjë prej yjeve, për të blerë lojtarë të tjerë me synimin për t’iu afruar nivelit të Juventusit.

Synimi madhor është që në sezonin 2020/2021 Interi të luftojë për titullin kampion në Serinë A.

Ndërkaq, ‘La Repubblica’ shkruan se sponsori teknik Nike mund të kryejë një ndryshim epokal në marketing, duke i ndryshuar fanellat tradicionale zikaltër, me vijat vertikale që mund të zëvendësohen nga ato diagonale.

Leave a Reply