Kreu FFM-së Sejdini uron përfaqësuesen e Maqedonisë në Futsall për suksesin

Përfaqësuesja e futsallit të Maqedonisë me tre fitore kundër Greqisë, Shqipërisë dhe San Marinos mbylli me sukses paraqitjen në turneun parakualifikues dhe siguroi vend në fazën e rradhës për kualifikim në Kampionatin Botëror. Maqedonia në fazën kryesore në muajin tetor do të përballet me Ukrainën, Slloveninë dhe Kosovën, ndërsa turneu do të organizohet në Ukrainë.

Ekipi nacional i Maqedonisë në futsal me arritjen e vendit të parë në grup jep shpresë dhe motiv se kjo periudhë do të jetë pozitive në aspekt të rezultateve për ekipet tona përfaqësuese të cilat do të kenë një sërë ndeshjesh nën ogranizim të Federatës së futbollit të Maqedonisë. Në atë drejtim, FFM jep mbështetje të plotë, logjistike dhe organizative, e gjitha me qëllim ekipet përfaqësuese të jenë në nivel me kombëtaret më të mira europiane.

“Kemi kaluar disa ditë me përfaqësuesen e futsallit dhe patjetër t’i përgëzojmë çunat. Respektohen mes veti, shoqëria mes tyre shihet në çdo hap dhe ajo atmosferë e mirë që karakterizon përfaqësuesen u bart edhe në terren. Urime për vendin e parë, shpresoj që kjo energji dhe motiv të bartet edhe në kualifikimet në Ukrainë kur do të kërkojmë një prej dy vendet e para. Gjithashtu, si Federatë na gëzon fakti se turneu që u organizua në vendin tonë kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithçka ishte në nivel dhe dëshmi për këtë janë komplimentet që kemi pranuar nga përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë turne, si dhe nga UEFA”, shprehet u.d. presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

 

Leave a Reply