Vëllazërimi mund Vardarin

Vëllazërimi i Kërçovës ka shënuar fitore 3:1 në përballjen ndaj Vardar Forinës. Ishte kjo një ndeshje në të cilën skuadra e trajnerit Bujar Islami dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa më të merituar për këtë fitore dolën të jenë Albulen Imer, Murat Adili dhe sulmuesi shkupjan, Agon Elezi.

Ndeshjen e rradhës Vëllazërimi i Kërçovës do ta zhvillojë me 9 shkurt kundër Sileksit n Ohër, ndërsa para se të zhvillojë edhe ndeshjen e 20 shkurtit kundër Struga Trim Lum, kjo skuadër ka paraparë të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera me datat 13 dhe 16 shkurt.

Nga data 7 shkurt ekspedita e Vëllazërimit do të niset për në Ohër, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim.

Rikujtojmë Vëllazërimi pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbylli në pozitën e katërt me 21 pikë, po aq sa ka edhe Skopje në pozitën e tretë.

Leave a Reply