La Liga do të rikthehet sonte, kur edhe zyrtarisht do të nis sezoni 2019-2020 me takimin mes Atletik Bilbaos dhe kampionëve të Barcelonës.
Ndeshja që do të luhet në Bilbao, është e para për këtë sezon me skuadrat që tashmë janë thuajse të formuara plotësisht dhe nuk pritet që të bëjnë më merkato deri në përfundim të këtij afati kalimtar.
Lajmi jo i mirë për tifozët e Barcelonës, është se skuadra etyre do të luaj Lionel Mesin i cili ka një problem më muskujt e këmbës së djathtë, ndërkohë, me fanellën e Barcelonës pritet të debutojnë zyrtarisht edhe Grizman dhe De Jong, dy afrimet e kësaj vere që pritet të jenë protagonistë këtë sezon te Barcelona.
Takimi do të luhet në orën 21:00, ndërkohë që ndeshjet e tjera luhen nesër dhe të dielën.
| LA LIGA |
| E PREMTE: |
| Atletik Bilbao-Barcelona |
| E SHTUNË: |
| Selta Vigo-Real Madrid |
| Valencia-Real Sociedad |
| Majorka-Eibar |
| Leganes-Osasuna |
| Vijareal-Granada |
| E DIEL: |
| Alaves-Levante |
| Espanjol-Sevilja |
| Betis-Valadolid |
| Atletiko Madrid-Getafe |
