4 mijë agjentë për përballjen “El Clasico”

Sonte në “Kamp Nou” me fillim në ora 20:00 Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, që si çdoherë pritet me pa durim nga gjithë tifozët e futbollit në Botë.

Kjo ndeshje pritet të jetë një ndër më të zjarrtat në histori, kjo edhe për shkak shpërthimit të trazirave në Katalunjë për dënimin e disa separatistëve.

Një përplasje e shtyrë në kohë, pikërisht për shkak të situatës së krijuar politike, gjë kjo që ka shtyrë autoritetet spanjolle të marrinë masa të jashtëzakonshme sigurie.

4 mijë agjentë të pranishëm për të paralndaluar përplasjet e mundshme, ndërsa të dyja ekipet po qëndrojnë në të njëjtin hotel (“Princesa Sofia”), vetëm 500 metra larg nga “Kamp Nou”.

Barcelona dhe Real Madridi do ta lënë hotelin së bashku, në mënyrë që ta lejojnë policinë t’i shoqërojë në udhëtimin e shkurtër drejt stadiumit vetëm një herë. Kjo do të bëhet në orën 18:00, dy orë para fillimit të ndeshjes. Një atmosferë surreale për një ndeshje që premton se do të ndizet edhe më tej nga këndvështrimi i renditjes, teksa “Blaugranët” dhe “Los Blancos”  janë me pikë të barabarta në krye të renditjes në La Liga. Fitorja i jep secilës skuadër kryesimin e vetmuar, çka na bënë të mendojmë se sonte në “Kamp Nou” do të shohim një super ndeshje, ku mbi të gjitha do të ketë shumë gola.

Leave a Reply