Mesazhi i Arbër Zenelit për shkokët e skuadrës

Kosova sot përballë Çekisë do të jetë e hendikepuar, pasi do të duhet të luaj pa dy futbollistët e saj më të mirë, Milot Rashica dhe Arbër Zeneli.

Teksa i pari ishte prezent dje në seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” për të përkrahur bashkëlojtarët e tij, Zeneli, në pamundësi për të bërë një gjë të tillë, ka përkrahur bashkëlojtarët e tij nga distanca.

Milot Rashica, edhe pse i lenduar, ndodhet prane bashkelojtareve te tij, duke ju dhene perkrahje morale per takimin e neserm ndaj Çekise….👏👏👏

Публикувахте от infosport.mk в Петък, 6 септември 2019 г.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka dërguar mesazh shokëve të skuadrës duke i uruar suksese Kosovës.

“Suksese sot djema, ne jemi me ju”, ka shkruar Zeneli mbi foton e postuar në Instastory.

Zeneli këputi ligamentet e gjurit në ndeshjen me Malin e Zi gjatë muajit qershor, lëndim që do ta lërë jashtë fushave deri në fillim të vitit 2020.

Përveç Zenelit dhe Rashicës, sot Kosova po luan edhe pa Kolollin, Shalën dhe Kryeziun, që të gjithë futbollistë të formacionit të parë.

Leave a Reply