Sot pesë vite më parë Kosova e shënonte fitoren e parë, a do të përsëritet historia edhe kundër Çekisë

Kosova është duke e vazhduar rrugëtimin e saj në eliminatoret për Kampionatin Europian. “Dardanët” në këto momente po luan kundër Çekisë në kuadër të grupit “A” eliminatorë.

Më një fitore në këtë ndeshje, futbollistët e Kosovës do të afroheshin më shumë ëndrrës të quajtur “Euro 2020”.

Për ta bërë këtë duhet të kthehet pesë vite më parë, kur nën drejtimin e Albert Bunjakut, Kosova e merrte fitoren e parë, pasi iu lejuan ndeshjet miqësore.

Në Prishtinë para mijëra shikuesve kishte ardhur fitorja e parë përballë Omanit, falë një goli të shënuar nga Imran Bunjaku nga pika e bardhë.

Ndërkohë sa i përket takimit të sotëm, shumë më të fortë, Kosova pas 35 minutave lojë po barazon 1:1 me Çekinë.

Leave a Reply