E mbani mend fenomenin e Milanit? Ja në cilën skuadër ka përfunduar sot!

Disa vite më parë, Milani nënshkroi me një nga talentët më premtues në botë. Hakim Mastur ishte vetëm 15-vjeç kur iu bashkua “kuqezinjëve” dhe konsiderohej si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm.

Me kalimin e viteve, Mastur ka humbur.

Tashmë 21-vjeç, sulmuesi ka nënshkruar për ekipin e Rexhinas. Presidenti i klubit inferior italian, Luka Gallo, ka qenë i pranishëm në prezantimin e Mastur, i cili nënshkroi një kontratë 3 vjeçare.

Ish-futbollisti i Milanit do të mbajë të veshur numrin 30.

Milani pagoi më shumë se 2 milionë euro për shërbimet e tij 6 vite më parë, por Mastur nuk ia doli asnjëherë të bindë në San Siro. Tashmë, ai do të vazhdojë karrierën e tij te Rexhina në “Serie C”.

Leave a Reply