Klubet e “Serie A” mund të humbasin Ligën e Kampionëve!!

Klubet e “Serie A” mund të humbasin vazhdimin e Ligës së Kampionëve. UEFA dhe Asociacioni i Klubeve Europiane janë pajtuar tashmë që të largojnë rregullin që Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës të mos zhvillohen gjatë fundjavave.

Kjo do të thotë se ata mund tashmë të propozojnë që ndeshje të garave europiane të luhen edhe gjatë uikendeve.

Por, një ide të tillë sipas mediave italiane, klubet e “Serie A” nuk do ta përkrahin dhe do të votojnë kundër.

Plani është që kampionati italian të përfundojë më 30 qershor, edhe pse mund të luhet edhe në korrik, sipas nevojës.

Leave a Reply