Mançester Siti siguron goditjen e parë për sezonin e ardhshëm!

Skuadra kampione e Anglisë, Mançester Siti ka bërë goditjen e parë në prag të sezonit të ardhshëm futbollistik.

Skuadra e trajnerit Pep Guardiola thuhet se ka transferuar portierin e talentuar holandezm Mikki van Sas nga rradhët e Utrehtit.

16-vjeçari i talentuar holandez ka zgjedhur Mançester Sitin, duke e injoruar ofertat e Barcelonës dhe rivalëve lokal të Sitit, Mançester Junajtedin.

Van Sas është një portier i talentuar dhe në Holandë e konsiderojnë atë me legjendën Edvin Va nder Sar, që për një kohë të gjatë mbronte portën e “Djajve të Kuq” në Angli.

Ka qenë vetë drejtori teknik i klubit holandez të Utrehtit, Zhordi Zuidam që ka konfirmuar kalimin e Van Sas te skuadra e Mançester Sitit.

“Ne si klub i themi lamtumirë Mikkit me ndjenja të përziera. Ndjejmë keqardhje që Mikki, një portier tepër i talentuar largohet nga akademia jonë”.

“Sigurisht që do të donim që ai të luante në ekipin e parë, pasi për atë e kemi stërvitur, por ai ka marrë një vendim që t’i bashkohet Mançester Sitit nga 1 korriku dhe ne do ta respektojmë atë”, ka deklaruar Zhordi Zuidam.

Tutje drejtori teknik ka deklaruar se kanë arritur marrëveshje me Sitin për transferimin e portierit, por pa zbuluar detajet e këtij transferimi.

“Ky transferim konfirmon nivelin e ngritur në akademinë tonë. Ne kemi një marrëveshje me Sitin dhe nga ky transferim të gjitha palët janë të kënaqur”, ka përfunduar drejtori teknik i klubit holandez Zhordi Zuidam.

Leave a Reply