La Liga, 800 mln humbje nëse nuk kthehen tifozët në tribuna

Kampionati spanjoll rrezikon të humbasë plot 800 milionë euro nëse nuk rikthehet një pjesë e tifozëve përpara fundit të këtij sezoni aktual.

Media prestigjioze britanike “Financial Times” publikoi një raport ku llogariti se klubeve të La Liga mund t’u shkaktohet një dëm prej 800 milionë eurosh nëse sezoni luhet pa tifozë në stadiume.

Ndërkohë, presidenti i La Ligës, Havier Tebas u shpreh se beson që në stadium të lejohen të ketë tifozë në masën 10-15% të kapacitetit të stadiumeve.

Kampionati iberik i futbollit u rikthye mbrëmë me derbin andaluzian, ku Sevilja si vendas mposhti Betisin me rezultatin 2:0, ndërkohë sonte në program janë edhe dy ndeshje tjera, përfshirë këtu edhe derbin e Valencias, aty ku Valencia në “Mestalja” do të mirëpret Levanten e Enis Bardhit.

Leave a Reply