Pas Miovskit të Renovës, MTK Budapest rrëmben edhe kapitenin e Rabotniçkit!

Pas Bojan Miovskit të Renovës, i cili nga 1 korriku do ti bashkohet skuadrës së MTK Budapest, këta të fundit gjatë ditës së sotme përmes faqes së tyre zyrtare njoftuan edhe për një transferim tjetër, e që vjen sërish nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

MTK Budapest, që edicionin e ardhshëm do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin e Hungarisë, ka arritur të bëjë për vete kapitenin e Rabotniçkit, Sebastian Herera. Një gjë të tillë ata kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre zyrtare, ndërsa që në start kjo skuadër tregon ambicie të mëdha për në Ligën e Parë të Hungarisë.

Herera është një mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa pjesë e “romantikëve” është që nga korriku i vitit 2015-të, kur erdhi nga rradhët e skuadrës kolumbiane të Pereira. Ai me fanellën e Rabotniçkit numëron plotë 117 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 7 gola dhe 18 asistime, ndërsa emri i tij së fundmi lidhej me përfaqësuesen e Maqedonisë. Paraqitjet e tij të mira konstante kishin tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Federatës, që ishin të gatshëm për të pajisur atë më pasaportë, ndërsa mbetet të shihet nëse pas kësaj lëvizje, i njëjti do të mund një ditë të veshë fanellën e përfaqësueses së vendit.

Leave a Reply