Ballkani i Munishit rrëshqet sërish, Feronikeli nuk gabon ndaj Dukagjinit

Skuadra e Ismet Munishit, FC Ballkani, ka bërë edhe një hap tjetër fals, duke barazuar pa gola në transfertën me Flamurtarin, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra lidere deri para rifillimit të kampionatit elitar në Kosovë, edhe në këtë ndeshje nuk arriti të gjejë golin, ndërsa kjo bënë që skuadra nga Theranda të mbetet në pozitën e dytë pas Dritës së Ardian Nuhiut, që ndeshjen e saj të javës së 24-të do ta zhvillojë të dielën ën Mitrovicë kundër Trepça ’89.

Për dallim nga Ballkani, Feronikeli nuk gaboi, duke triumfuar me shifrat 2:0 ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Dukagjinit.

Që të dy golat skuadra drenicake i realizoi gjatë pjesës së dytë, me autorë Mevlan Zeka (49’) dhe Da Silva (88’).

Me këtë fitore skuadra e Niklit tashmë numëron 40 pikë, duke u renditur në pozitën e 5-të.

Leave a Reply