As Shefki Arifovski nuk i bënë punë Bellasicës (VIDEO)

Bellasica ka pësuar edhe disfatën e 7-të nga po aq ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Strumica që ditë më parë emëroi për trajner Shefki Arifovskin, pësoi sërish, kësaj rradhe nga Vardari në Shkup me shifrat 3:1. Fillimi i takimit ishte shumë i furrishëm për ekipin vendas, që brenda 16 minutave të para shënoi dy herë në rrjetën e mysafirëve.

Mirçevski shenon golin debutues me Vardarin kunder ish skuadres se tij

Mirçevski shenon golin debutues me Vardarin kunder ish skuadres se tijVARDARI – BELLASICA 1:0(M. Mirçevski 7')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Ishte Martin Mirçevski që shënoi golin e parë me fanellën e Vardarit, edhe atë pikërisht në rrjetën e ish skuadrës së tij. Mirçevski shënoi në minutën e 6-të, ndërkohë 10 minuta më pas në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Milovan Petroviç. Edhe për ish reprezentuesin e Maqedonisë ishte ky goli i parë me fanellën e Vardarit, të cilës skuadër iu bashkua gjatë kësaj vere.

Petroviq shënon edhe golin e dytë për Vardarin në përballjen ndaj Bellasicës

Petroviq shënon edhe golin e dytë për Vardarin në përballjen ndaj BellasicësVARDARI – BELLASICA 2:0(M. Petroviq 17')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Shpresat e Bellasicës i riktheu braziliani Robson da Silva, i cili shënoi golin e parë me fanellën e skuadrës nga Strumica, pasi të njëjtës iu bashkua gjatë kësaj merkatoje nga rradhët e Makedonija GJ.P.

Super goli i Robson, me te cilin Bellasica ngushton epersine e Vardarit

Super goli i Robson, me te cilin Bellasica ngushton epersine e VardaritVARDARI – BELLASICA 2:1(R. Da Silva 56')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Robson realizoi një gol të bukur nga distanca, mirëpo shpresat e “bardhekaltërve” i shuajti Filip Petkovski, që përfitoi nga një tollovi para portës kundërshtare.

Filip Petkovski shenon golin e trete per Vardarin perballe Bellasices

Filip Petkovski shenon golin e trete per Vardarin perballe Bellasices VARDARI – BELLASICA 3:1(F. Petkovski 79')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Me këtë fitore Vardari arriti në kuotën e 10 pikëve, duke u renditur në pozitën e 8-të, ndërkohë Bellasica mbetet e ngujuar në pozitën e fundit me 0 pikë.

Leave a Reply