Një penalti fare në fund i dha fitoren Ak.Pandevit ndaj Sileksit (VIDEO)

Akademia Pandev ka regjistruar edhe fitoren e dytë sezonale pas shtatë javëve kampionat, duke mundur Sileksin minimalisht 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë përballje të zhvilluar në Strumicë, e realizoi rezervisti Kire Markoski në minutën e 90-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

Kire Markoski me golin nga pika e bardhë i siguroi 3 pikë të mëdha Ak.Pandev në përballjen me Sileksin

Kire Markoski me golin nga pika e bardhë i siguroi 3 pikë të mëdha Ak.Pandev në përballjen me SileksinAK. PANDEV – SILEKSI 1:0(K. Markoski 90' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e skuadrës së Pandev, që në këtë mënyrë shpreson të kap një seri të rezultateve pozitive, që këtë edicion po i mungojnë.

Kujtojmë para fillimit të kampionatit skuadra e Akademia Pandev konsiderohej si një ndër skuadrat që do të luftonte për kreun e tabelës, mirëpo starti i dobët dhe 5 disfatat e deritanishme bënë që kjo skuadër të mbetet vetëm në pjesën e poshtme të tabelës.

Përveç fitores së sotme, Akademia Pandev me një gol të shënuar në minutën e 85-të me rezutatin minimal 1:0 kishte mundur edhe Struga Trim Lum në kuadër të javës së katërt.

Leave a Reply