E bujshme: Mesut Ozil në Janar i bashkohet Juventusit!

Mesut Ozil pranë transferimit në Serie A! E përditshmja italiane “Tuttosport”, raporton se Arsenali i’a ka ofruar Juventusit huazimin e Mesut Ozil në Janar.

Juventus ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Ozil, ndërsa “Topçinjtë” janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet pa para, mirëpo një pjesë të pagës së turkut do ta marrin përsipër Biankonerët.

Ozilit i skadon kontrata me Arsenalin në fund të sezonit dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit, Mikel Arteta. Turku rrezikon të mos luaj deri në fund të sezonit dhe është i hapur për një transferim te Juventusi.

Pirlo e pëlqen Ozilin dhe beson se do të ishte një përforcim i mirë për skuadrën dhe ka dhënë dritën jeshile që bisedimet të fillojnë.

Leave a Reply